Pellegrini: Nuk luajmë për barazim

 

Trajneri i Manchester City, Manuelle Pellegrini, ka thënë në prag të derbit me Manchester United, se skuadra e tij nuk luan në derbi për barazim.
“Për mua, barazimi asnjëherë nuk mund të quhet rezultat i mirë. E kuptoj që në sfidat jashtë nuk kemi marrë rezultatet e duhura. Viti 2015 ka qenë jo pozitiv për ne.
Dy takimet e fundit i humbëm nga gabimet në goditjet standarde, por skuadra ime nuk është e rrëmujshme, pasi ne siç duhet kemi bërë një sërë gjërash të tjera”.
“Futbolli është i mbushur plot me surpriza, por në mendjen time ekziston vetëm fitorja. Gjërat e tjera nuk mendoj se kanë rëndësi”, ka thwnw Pellegrini.
Për tekenikun kilen ky derbi është i rëndësishëm për dy skuadrat.
“Ky derbi ka vlerë për të dy ekipet, pasi jemi afër në renditje. Mirëpo, nuk mendoj se kush fiton, mbyll këtu sezonin. Kemi edhe 6 sfida të tjera për të fituar”, ka shtuar Pellegrini.