Pellegrini nuk i frikësohet shkarkimit

Manuel Pelegrini nuk i trembet shkarkimit edhe pas humbjes në Londër me Kristal Palasin, edhe pse ai tashmë është i ndërgjegjshëm që nuk është më në garë për titullin, madje duhet të luftojë edhe për vendin e fundit që të dërgon në Champions.
Kampionët renditen 9 pikë pas Çelsit të vendit të parë dhe shtatë pikë përpara Liverpulit që i kërcënon vendin e katërt.
“A jam i shqetësuar për vendin tim? Jo, aspak. Nuk kam pasur kurrë dyshime për pozicionin tim. Unë bëj punën time dhe jam i lumtur. Ne mund të kemi pasur një sezon të vështirë, por nuk kam menduar kurrë për shkarkimin”, deklaroi inxhinieri kilian.