Pejë: Dy persona sulmojnë policinë me sopatë

Arrestohen dy persona pasi që janë zënë në flagrancë duke kryer veprën penale vjedhje e rëndë.

Të dyshuarit janë një mashkull dhe një femër nga Peja të cilët janë zënë në shtëpinë e viktimës nga policia, ku njëra nga të dyshuarit ka sulmuar policët me sëpatë.

Zyrtarët policorë janë dërguar për tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.