Pejani kërcënon pejanët!

 

Sulmuesi pejan në radhët e Feronikelit, Egzon Gashi, ka thënë se për skuadërn e tij është ndeshja më e rëndësishme, dhe do të bëjë të pamunduren për të shënuar.

“Mendoj që sot është ndeshja më e rëndësishme e sezonit për neve dhe për mua, për faktin që luaj kundër ish skuadrës sime dhe mendoj që do ta jap maksimumin me shënu dhe me arritë synimet që në Pejë me festu titullin që e meritojmë”, ka thënë Gashi për DrenicaPress.

I pyetur se a do të festoj nëse shënon gol, Gashi ka thënë se do të festoj për t’u treguar se kanë gabuar që e lejuan largimin e tij, dhe Egzoni është bërë edhe më i fortë.

“Nëse shënoj do të festoj në mënyrë të veqant, jo kundër tifozve të Beses, vetëm t’ju tregoj atyre që nuk më kanë vlerësu që vlerat e mija vetëm që jonë rritë”, ka shtuar Gashi.