PDK më nuk e ka shumicën në Drenas

Drenasi i shpëtoi balotazhit.

Ramiz Lladrovci i PDK’së u rikonfirmua si kryetar i kësaj komune. Por, këtë herë ai nuk e ka shumicën në kuvendin komunal. E këtë si zhvillim në të mirë të demokracisë po e shohin partitë opozitare, edhe pse mundësia e koalicioneve mes partisë së Lladrovcit the subjekteve të tjera nuk përjashtohet.

Nga 20 sa i kishte mandatin e kaluar tani i ka vetëm 14 ulëse prej 31 sa janë gjithsejtë.

Megjithatë grupi parlamentar i PDK’së mund të rritet pasi ka parti si puna e AAK’së që i ka siguruar 2 ulëse.

3 ulëse i moti Iniciativa Qytetare Vizioni për Drenasin, 2 Lëvizja Vetëvendosje dhe nga një LDK AKR si dhe Iniciativa qytetare për Drenasin.