PDK në Drenas: Gruaja kontribuese e fuqishme e fitores së PDK-së më 22 Tetor



Komunikata e plotë:   Gruaja Demokratike e PDK-së, derë më derë e lagje më lagje në tërë komunën e Drenasit, po përcjell mesazhin e Forcës së ndryshimit, mesazhin e fitores së madhe të Partisë Demokratike të Kosovës, më 22 Tetor.

Gruaja drenicare, më shumë se kurrë është e zonja, e aftë, profesioniste në të gjitha fushat e jetës. Në veçanti, në Drenas, ku gratë udhëheqin me gjysmën e drejtorive të pushtetit lokal, e dhënë që habit jo vetëm qytetet më të mëdha në vend por edhe në rajon e më gjerë.

Drenicarja, dje ishte e privuar nga shumë dëshira, si për shkollim ashtu edhe në përfaqësim. Sot, komuna e Drenasit, këtë padrejtësi e ka kthyer në barazi dhe avancim të gruas në çdo aspekt. Janë dhënë 100 bursa sivjet, ndërsa në vitin tjetër 200, gjysma e tyre janë për studentet tona.


PDK, në Komunën e Drenasit, ka promovuar të drejtat e grave dhe barazinë gjinore në vepër, ajo sot, edhe ka vullnet e guxim, të përballet me nevojat e grave, sfidat dhe preokupimet e tyre.

Kurrë më e lehtë nuk ka qenë se sot, Gruaja Demokratike të dal në terren dhe të kërkoj votën për Ramiz Lladrovcin kryetar dhe Listën e PDK-së, në veçanti votimin e asamblisteve.

Përkrahjen për Gruan Demokratike, e ka ofruar jo vetëm Kryetari i komunës, z.  Lladrovci, por edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.


Z. Veseli, në takimin e së mërkures, na ofroi përkrahje të pa rezervë, në veçanti për gratë në nevojë. Ne Gratë Demokratike e çmojmë këtë përkrahje të Z. Veseli, të bindura ashtu siç i realizoi dhe tejkaloi të gjitha premtimet e vitit të shkuar, ai do të na jap përkrahje edhe më të fuqishme në mandatin e ardhshëm të mandatit të z. Lladrovci.

Për neve Gratë Demokratike në Drenas, fitorja tashmë është e siguruar, sepse puna dhe angazhimi ynë, është i pakrahasueshëm me cilindo subjekt. Këtu, historia ia ka dedikuar UÇK-së ta ketë djepin e vet, në Drenicë, ashtu ia dedikon edhe sot, në Drenicë të mbetet bastion i pamposhtur i PDK-së.

Ftojmë të gjitha gratë e komunës tonë, të mos e lejojnë asnjë votë të mbetet në shtëpi, sepse, vota e seciles grua, i kontribuon fitores së Forcës së Ndryshimit dhe numrit 94.