PDK e Drenasit propozon 4 kandidat për deputet të Kosovës

Degët e partive politike duket se kanë filluar me propozimet e tyre nëpër kryesitë për kandidatët për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Zërat për kandidatët për deputet nga rajoni i Drenasit kanë nisur të qarkullojnë. Sipas një burimi jo zyrtar, mësohet se dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Drenas, si kandidatë për deputetë në Kuvendin e Kosovës ka propozuar: Sala Berisha- Shala, Bislim Zogaj, Naim Bazaj dhe Shaip Muja.