PDK e AAK bëhen bashkë në këtë komunë

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje për koalicion për raundin e dytë të zgjedhjeve në komunën e Vushtrrisë.

Lutfi Bilalli nga AAK me këtë marrëveshje po i del në ndihmë Ferit Idrizit të PDK-së në garën kundër Xhafer Tahirit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Idirizi tregoi se koalicionit do t’i bashkëngjiten edhe partitë të tjera si Lëvizja për Bashkim e Partia e Drejtësisë.