PD e Drenasit me kryetar të ri

 

Partia e Drejtësisë, ka mbajtur kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor të degës në Drenas, me ç’rast me vota unanime kryetar u zgjodh Petrit Sinani. Gjithashtu u zgjodh kryesia e re dhe delegatët që do ta përfaqësojnë këtë degë në Kuvendin Qendror të partisë.

Kryetari Sinani me këtë rast falenderoi delegatët për besimin e dhënë dhe njëkohësisht deklaroi se do të jetë gjithmonë në shërbim të tyre dhe të gjithë anëtarësisë së PD-së.

Duke folur për prioritetet e tij gjatë mandatit katërvjeçar, Sinani tha se zhvillimi i rinisë, fuqizimi i rolit të gruas dhe bashkëpunimi me organizata dhe shoqëri civile, do të jenë në fokusin e tij dhe të bashkëpunëtorëve.

Kryetari i PD-së, Ferid Agani, uroi degën e porsazgjedhur, duke shprehur bindjen e tij që në zgjedhjet e ardhshme lokale, PD-ja në këtë rajon do të fuqizohet dukshëm.