PayPal mund të ofrojë kredi deri në 500,000 dollar

Kompania e njohur e pagesave elektronike PayPal ra dakord për blerjen e kompanisë së huadhënies online Swift Financial në përpjekje për të zgjeruar biznesin e saj.

Për PayPal kjo blerje do të thotë se mund të ofrojë kredi për bizneset e mëdha të cilat përpunojnë pagesat e tyre përmes platformës së saj.

Themeluar në 2006-ën, Swift Financial ofron kredi për bizneset e mëdha. PayPal ofronte kredi vetëm për tregtarët e vegjël përmes një divizioni të quajtur PayPal Working Capital që nga 2013-ta.

Kompania ka dhënë hua me vlerë 3 miliard dollar 115,000 bizneseve të vogla në kredi me vlerë 125,000 dollar. Falë marrëveshjes së re PayPal mund të ofrojë deri në 500,000 dollar kredi falë avantazheve të Swift Financial.

Që nga ndarja nga eBay në 2015-ën, PayPal është përpjekje të themelojë partneritet të reja në një treg shumë kompetitiv siç është ai i pagesave dixhitale. /CIO Albanian