I pavarur dhe me ligjet e veta, ndërtohet shteti i parë lundrues në botë

Shteti i parë i lundrues në botë do të ndërtohet në Oqeanin Paqësor jashtë ishullit të Tahitit në vitin 2020″

Një pjesë e hoteleve, shtëpive, zyrave, restoranteve do të ndërtohen brenda këtij territori i cili shpreson të ‘çlirojë njerëzimin nga politikanët’.

Planet radikale, të financuara nga themeluesi i PayPal Peter Thiel, parashikojnë krijimin e një kombi të pavarur që do të lundrojë në ujërat ndërkombëtare dhe të veprojë sipas ligjeve të veta, përcjell albeu.com.

Në një intervistë, Joe Quirk, president i Institutit Seasteading, tha se dëshiron të shohë ‘mijëra qytete lundruese deri në vitin 2050′ duke ofruar mënyra të ndryshme të qeverisjes’.

Projekti parashikohet të arrijë shifrën rreth 60 milionë dollarë deri në vitin 2020″

Projekti parashikohet të përfshijë shumë gjelbërim, shtëpi të ndërtuara më shkopinj bambuje, fibra kokosi, dru dhe metal të ricikluar.

Planet janë miratuar nga qeveria franceze polineziane, e cila tani po krijon një zonë të veçantë ekonomike, kështu që kombi lundrues mund të veprojë sipas ligjeve të veta tregtare.

Kombi i vogël, një koleksion prej 118 ishujsh në Paqësorin jugor me një popullsi pak më shumë se 200,000, i ka dhënë Institutit Seasteading 100 hektar territor për të ndërtuar..

Kjo mund të duket si një plan ambicioz, por grupi beson se qytetet gjysmë të pavarura do të jenë vendi i përsosur për të provuar mënyrat e reja të qeverisjes dhe metodat bujqësore.