Patëllxhanë të mbushur

Përbërësit:  1 kg patëllxhanë 1 kg mish i grirë 4 kokrra mesatare qepë 5 kokrra mesatare domate 1 kokërr hudhër vaj piper krip majdanoz Përgatitja: Marrim patëllxhanët i lajmë i qërojmë, i vendosim në tavë dhe i spërkatim me vaj, dhe i vëmë për tu pjekur. I vendosim në furrë në temperaturën 200 grade për 15 minuta.   Ndërkohë përgatisim masën me të cilën do të mbushen. Në fillim do të skuqim hudhrat, pastaj mbasi i kemi qëruar qepet i skuqim në zjarr të avashëm bashkë me hudhrat. Në momentin që na është skuqur qepa ne do të hedhim mishin e grirë dhe do ta skuqim edhe këtë. Më pas hedhim domaten e grira ose lëngun e domates.   E ziejmë gati për 15 minuta dhe i hedhim erëzat. Do të nxjerrim patëllxhanët nga furra dhe do ti çajme mes përmes me një luge gjelle që ti mbushim me masën që kemi përgatitur. Ujë do ti hedhim një gotë. E vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë, për 1 orë.