Pasojat që sjell pagjumësia tek femrat

Pagjumësia është një fenomen i cili përjetohet më keq tek femrat se tek meshkujt. Mungesa e gjumit tek femrat ose qëndrimi pa gjumë për një natë të tërë ndikon negativisht tek to, duke i shkaktuar humor të keq, lodhje dhe depresion.

Femrat kanë nevojë që të flenë 20 minuta më shumë se një mashkull në mënyrë që truri të ketë më shumë aftësi prodhuese.

Sipas një studimi të kryer nga “Duke University” në Karolinën e Jugut, rezultatet kanë treguar se femrat kanë nevojë për më shumë kohë për të pushuar, sepse lodhen më shumë për shkak të vënies më shumë në punë të trurit gjatë ditës.