Pas pesë vitesh zhduken celularët, vjen epoka e re e teknologjisë

Një sistem i ri i krijuar nga një ekip hulumtuesish nga Universiteti i Teknologjisë ‘Toyohashi’ në Japoni, mund t’ua lexojë mendjen njerëzve duke përdorur valët e trurit.

Për ta testuar teknologjinë, pjesëmarrësit në një studim të sistemit u pyetën që t’i thonë disa numra me zë dhe përdorën një robot për t’ia qëlluar se çfarë thanë ata në kohë reale, bazuar në skanimet elektromagnetike të trurit.

Pajisja ishte në gjendje që të arrinte 90% saktësi në njohjen e numrave nga zero deri në nëntë, transmeton Gazeta Express.

Pavarësisht se kjo pajisje është efektive pjesërisht, ekipi është optimist rreth rezultateve dhe po mendojnë ta krijojnë një kompjuter truri i cili mund t’i përkthejë me sukses mendimet në fjalë me zë.

Ata shpresojnë se këtë teknologji do të mund ta integrojnë në ndonjë aplikacion, për të cilin thonë se do të jetë i gatshëm brenda pesë viteve.

Kjo lloj teknologjie ka potencialin që t’ua mundësojë njerëzve të cilët e kanë humbur aftësinë për të folur që të komunikojnë përsëri, duke përfshirë ata që vuajnë nga paraliza për shkak të kushteve neurologjike si ALS, goditje ose dëmtim të boshtit kurrizor.

Përderisa shumica e teknologjive aktuale mbështeten në aftësinë e përdoruesit për t’i lëvizur gishtat ose sytë për t’i shqiptuar fjalët, kjo teknologji do t’i mposhtë të gjitha këto dhe mund të mundësojë komunikim më të shpejtë – pa nevojën e celularëve.