Pas betimit si kryetar i Drenasit, Ramiz Lladrovci bën një gjest të madh (FOTO)

Ramiz Lladrovci sot në mënyrë solemne është betuar si kryetari i komunës së Drenasit për mandatin e ri. Ai menjëherë pas mbarimit të seancës së bashku me kryetarin e ri të Skenderajt, Bekim Jasharin dhe asambleistët e Drenasit kanë vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt, transmeton portali Drenica Press.

Ramiz Lladrovci u shpreh “Pas betimit solemn para Asamblesë së re të Komunës së Drenasit, të gjithë së bashku shkuam te Memoriali i Jasharajve në Prekaz dhe vendosem lule pranë vendit ku prehet Komandanti legjendar, Adem Jashari dhe anëtarët tjerë të kësaj familjeje të lavdishme.

Sot, filloi kapitulli i ri në qeverisjen e re të Drenasit, për mandatin e ardhshëm, me zotimet e njohura: ligj, transparencë e llogaridhënie. Së bashku me asamblistët do ta bëjmë Drenasin më të mirë. Po ashtu, me Kryetarin Bekim Jashari, do ta bëjmë edhe Drenicën më të mirë, ashtu siç e duan qytetarët.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!
Lavdi e përjetshme Komandantit legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari!”Fotografia e Ramiz LladrovciFotografia e Ramiz LladrovciFotografia e Ramiz Lladrovci