Pandeli Majko viziton Lladrovcin (Foto)

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim ish-kryeministrin e Shqipërisë, tani deputet i Parlamentit të Shqipërisë,  Pandeli Majko, i cili ka uruar kryetarin Lladrovci për pozitën e re, duke thënë se do të ndërtojë marrëdhënie profesionale me Komunën e Drenasit dhe Komunat e Shqipërisë.

Në këtë takim, kryetari Lladrovci ka falënderuar deputetin Majko për vizitën dhe ka thënë se ish-kryeministri Majko ka merita shumë të mëdha për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

“Falënderoj mikun tim të veçantë për këtë vizitë, ishte dhe do të mbetet në kujtesën e gjithë shqiptarëve të Kosovës për meritat që i ka bërë sa ishte kryeministri i Shqipërisë”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Ndërsa ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, kryetarin Lladrovci e quajti vëlla. Lladrovci ka njoftuar deputetin Majko për resurset dhe mundësitë që ofron Komuna e Drenasit për zhvillimin ekonomik dhe i ka propozuar Majkos që bizneset nga Shqipëria të ofrohen për investim në këtë Komunë, ku do t’i ofrohen benificionet për ato biznese, më qëllim që të krijohen vende të reja të punës, ndërsa në fund i ka dhuruar emblemën e Komunës së Drenasit. /Drenica Press/

Image may contain: 1 person, car and outdoor

Image may contain: 4 people, people sitting and indoor

Image may contain: 2 people, people standing, people sitting and indoor

Image may contain: 3 people, people standing

 
Loading...