PAN-i në panik, Teuta Rugova ndryshon qëndrim për votën e saj?

Deputetja e LAA-së, Teuta Rugova, vota e së cilës për PAN-in është ende konfuze, është larguar nga Kuvendi dhe askush më nuk ka kontakte me të.

Teuta Rugova, sipas informacioneve të Periskopit është luhatur në vendimin e saj dhe tani askush nuk ka kontakte me të dhe nuk shihet as në sallën e Kuvendit, shkruan Periskopi.

Deputeti i PAN-it, Milaim Zeka tha se Rugovës i është bërë shantazh nga një zyrtar i LDK-së.

Edhe pse Zeka nuk përmendi emrin e tij, më herët u raportua për kryetarin e LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, i cili në një foto të tij të publikuar në Facebook, në sfond me shtatoren e Ibrahim Rugovës, tha se “një dorë e ngritur sot në Kuvendin e Kosovës skuqi LDK-në”.

Avdyli e ka pasur fjalën për Teuta Rugovën, e cila e mbështeti PAN-in për kërkesën e tij me ngritje dore për shtyrje të seancës konstituive për dy orë.

Duket se ky publikim i Avdylit ka shkaktuar konfuzion te Teuta, vajza e presidentit Ibrahim Rugova.

Lexo tjetër  Tre të mitur, brenda dy ditësh, u theren me thika në Prishtinë