Pamjet e fundit nga ‘Adem Jashari’ janë thjeshtë për t’u admiruar (Foto)

Renovimi i stadiumit “Adem Jashari” pothuajse është gati për ndeshjet në Ligën e Kampionëve dhe Europa Ligë.

Kanë mbetur edhe shumë pak punë për t’u kryer në mënyrë që klubet të plotësojnë edhe kriterin e fundit të UEFA-s, atë infrastrukturor për të luajtur në garat kualifikuese për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Disa foto të publikuara nga “Maniakët T’Superligës” e tregojnë se pothuajse gjithçka është gati.

Stadiumi “Adem Jashari” po bëhet gati që të jetë në shërbim të kampiones, Trepçës ’89, për garat kualifikuese të “Chamionsit” dhe nënkampiones, Prishtinës, për garat kualifikuese të Ligës së Evropës, ndeshje që do të luhen në fund të këtij muaji./gazetametro

 
Loading...