Pamje të rënda, ujqërit sulmojnë dhitë në fshatin Qabër (FOTO-VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur fermerit Ali Kurti nga fshati Qabër, komuna e Zubin Potokut.

Ferma e dhive i është sulmuar nga ujqërit tre herë brenda 20 dite, por sulmi i sotëm ka qenë fatal për disa nga dhitë e fermës së tij “Agro-Besi” me pronar Besim Kurti.

Fermeri Kurti i ka thënë gazetarit të portalit DrenicaPress se ujqërit sot i kanë mbytur 1 dhi, tri dhi i kanë plagosur kurse 21 dhi tjera ende nuk i janë kthyer në fermë bashkë me qenin, që ishte shoqëruesi i tyre i pandashëm.

Ai ka shtuar se edhe javën e kaluar ujqërit e kanë sulmuar edhe dy herë tjera, ku herën e parë i kanë mbytur 3 dhi, kurse 8 tjera i janë humbur në mal, kurse në sulmin  dytë, 1 dhi e kanë shqyer, 2 plagosur dhe 5 tjera i kanë humbur.

Fermeri Kurti po vazhdon kërkimin e tij nëpër male, duke shpresuar se dhitë e tij ende janë gjallë./Drenicapress.info/