Pajisje për kontrollimin e dritave nga telefoni

Kompania Cree së fundmi ka prodhuar një opsion për smart llambat me anë të së cilës ju mund t’i kontrolloni dritat nga telefoni juaj.  Kontrollimi bëhet përmes një aplikacioni nga telefoni juaj i mençur. Kostoja e këtij opsioni shtesë është shumë e arsyeshme, mund të blihet vetëm për 15 dollarë, shumë më e lirë se sa rivalët e  saj në treg.
Kjo kompani thotë se llamba mund të bëj dritë deri në 25 mijë orë, opsionet që ofrohen janë: mund t’i ndryshoni ngjyrat e dritës, mund ta zvogëloni apo ta rritni dritën, mund t’i caktoni kohën e caktuar për tu ndalur dhe ndezur, si dhe mund ta digjni atë nga aplikacioni i telefonit tuaj në iOS dhe Android.
Kjo lidhje duhet të bëhet me Wink apo ZigBee- që janë sisteme shtëpiake që mundësojnë lidhjen e pajisjeve shtëpiake  me pajisjet e mençura.