Pacolli e përsërit edhe një herë qëndrimin e AKR-së (FOTO)

Ditëve të fundit është spekuluar shumë për një kalim të AKR-së në koalicion me PAN-in ose me VV-në për formimin e qeverisë së re.

Por i pari i AKR-së, Behxhet Pacolli, në profilin e tij në Facebook ka ripërsëritur edhe një herë se partia e tij do t’i qëndroj besnike koalicionit dhe qytetarve që e kanë votuar, shkruan Drenicapress.

“Jam shumë i lumtur që këtë mbrëmje të bukur po e kaloj me familjen time. Jemi mësuar me konspiracione. AKR i qëndron besnike koalicionit me të cilin ka marr besimin e qytetarëve, pa asnjë luhatje. Askush nuk mundet me e lëkund kompaktësinë e AKR-së. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Pacolli.