Pa stabilitet në Rajon, Serbia nuk mund të integrohet në BE

Kryeministrja Ana Brnabiq thotë se nuk ka integrim të suksesshëm evropian dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik pa stabilitet rajonal dhe thekson se në periudhën e mëparshëm Serbia dërgoi sinjale të mira se është e hapur dhe fleksibile, shkruan Indeksonline.

Këtë deklaratë ajo e tha pas takimeve që pat gjatë ditës së djeshme me krerët e Komisionit Evropian, të cilët edhe theksuan se Serbia në vitet e ardhshme mund të jetë pjesë e familjes së BE-së./Indeksonline/