OKB: Ngritja e Gjykatës Speciale, kompetencë e Këshillit të Sigurimit

Nëse dështon miratimi në Parlamentin e Kosovës për ngritjen e Gjykatës Speciale, atëherë sipas të gjitha gjasat do të vihet në veprim Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Gazetari i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, në Gjenevë, ka biseduar me një zyrtare të kabinetit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, e cila ka bërë të ditur se një vendim i tillë duhet të merret nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ambasadorët e Perëndimit të akredituar në Kosovë, SHBA-së , Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Italisë, Holandës dhe përfaqësuesi special i BE kanë bërë të ditur pas vonesës nga autoritetet e Kosovës për themelimin e Gjykatën Speciale për krime në Kosovë, ata njëzërit kanë pohuar se një gjë e tillë do të kalohet në kompetencë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Sipas këtyre ambasadorëve dhe zyrtarëve të Bashkimit Evropian në Kosovë, themelimi sa më i shpejtë i Gjykatës Speciale nga autoritete e Prishtinës është në të mirë të Kosovës dhe të ardhmes së saj.

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka theksuar se nëse dështon themelimi i kësaj gjykate, atëherë kompetencat do t`i kalojnë OKB-së, dhe sipas saj, kjo për Kosovën do të ishte një Hagë e dytë.

“Themelimi i gjykatave të posaçme në Kosovë është mandate që e zotëron Këshilli i Sigurimit ose Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Për realizmin e kësaj kërkese, fillimisht duhet të inicohet procesi nga një shtet anëtar i KS të Kombeve të Bashkuara ”, ka deklaruar Eri Kaneko, zyrtare e OKB-së në kabinetin e Sekretarit të Përgjithshëm, e cila është e ngarkuar me çështjen e Kosovës. /ATSH/