Oferta e Chelseat për Verratin

Pas triumfit në Premierligë, Chelsea synon të përforcohet edhe më shumë duke transferuar lojtarë cilësorë.

Sipas burimeve ekskluzive të tabloidit britanik “The SUN”, Chelsea ka bërë një ofertë prej 55 milionë sterlinash (64 milionë euro) drejt PSG-së për mesfushorin italian, Marco Verratti.

Gjithashtu ‘blutë londinezë’ i kanë ofruar Verrattit dyfishin e pagës që merr aktualisht (120 mijë sterlina).

Verratti kohët e fundit është shprehur i qartë që dëshiron që të vazhdojë aventurën e tij në kryeqytetin francez por Chelsea po përpiqet me dëshpërim për të bindur lojtarin që të bashkohet me Antonio Conten.

 
Loading...