“O ska ma mirë se ne Drenicë” lë me gojë hapur publikun supertalentja e Drenicës Erza Muqolli (VIDEO)

Erza Muqolli nga Zabeli i Komunës së Drenasit kohët e fundit na ka bërë të ndihemi krenar  në gjithë botën. Ajo edhe pse zuri vendin e tretë në Francë zëri i saj është i pakrahasueshëm me të tjerët. Një vajzë vetëm nëntë vjeçare, por me një kulturë të lartë dhe me një talent për muzikë që  vetëm perëndia ka mund t’ja dhuroi, ajo  në emisionin Oxygen Show mbrëmë i la të gjithë me gojë hapur me përformancën e saj duke kënduar live. Në sy të bie tek kjo vajzë jashtëzakonishtë shumë kultura shqiptare që ka ky engjell i vogël e që sigurisht një meritë të madhe për këtë kanë prindërit e saj, të cilët Erzës i kanë mësuar gjuhën shqipe dhe i kanë krijuar në shpirtë ndjenjën e atdhedashurisë për vendin e saj Kosovën. Erza mbrëmë me performancën e saj të jashtëzakonshme në emisionin Oxygen Show, bëri që të gjithë të ndihen mirë me zërin e saj të ëmbël, por sidomos i bëri krenar drenicakët me këngën miks që kishtë bërë ajo vetë, ku e këndoj frazën e saj “O ska ma mirë se në Drenicë”. Në fund Erzës i dëshirojmë suksese në karrierën e saj muzikore dhe përmes Erzes ju themi këngëtarëve tona se të mësojnë se muzika bëhet me zë e jo me pamje e sidomos të mësojnë për origjinalitetin që ka Erza, ku një vajzë edhe pse e lindur dhe e rritur në Francë ajo ka mësuar gjuhën e prindërve, pra gjuhën shqipe dhe ndihet krenare që i takon këtij vendi./drenicapresss/

 
Loading...