Nusret Pllana, folësi emblematik i radios “Kosova e Lirë” dhe demaskuesi i Serbisë gjenocidiale

Opinion nga Erald Selca

Intelektuali i madh patrioti, ish i burgosuri politik, ish Luftëtari i UÇK-së Nusret Pllana,ky veprimtar i palodhshëm i ceshtjës sonë Kombëtare është një nga atdhetarët me të mëdhenjë në boten shqiptare, ta quaj Enciklopedi e gjallë institucion në vete me duket pak edhe në shumë shkrime te mia mbi aktualitetin me dhjetra herë e kam potencuar Rolin tejet të madh të birit të Toplices, kësaj plage të pasheruar të kombit shqiptar të ndarë padrejtesishtë dhe dëbuar nga otomanet ,serbosllavet dhe grekët .
Nesër shënojmë 16 vjetorin e RKL dhe Kosova Pressit të themeluara me 04 Janar të 1999 nga SHP i UÇK-së si dritare informative propagandistike mobilizuese të Luftës sonë Clirimtare dhe zëri i luftës emocioni vullneti ishte kur degjonim Folesin Legjendar emblematik patriotin e madh Nusret Pllanen duke thenë nga malet e fortifikuara të Berishës edhe nën bombardimet serbe ju fletë Radio Kosova e lirë e cila kishte për drejtor të nderuarin Ahmet Qeriqi .
Kur fliste Nusret Pllana edhe nese ishim në Dimrin e acartë ngroheshim me vullnetin e tij me kurajon që na jipte ,Nusreti ishte nga celulat e para të luftës dhe kurrë nuk besonte në kopallat pacifiste Rugoviste ishte dhe mbetet thesar kombëtar një militant i Bashkimit Kombëtar një profesor eminent një studiues pasionant dhe një demaskues i madh i Serbisë Fashiste me dokumentaret e tij të shumtë dhe librat e tij që paraqesin terrorin,gjenocidin serbomadh mbi shqiptaret .
Prof .Dr Nusret Pllana mbështeti tre lufterat tona Çlirimtare me armë ,pendë dhe terë potencialin e tij si gjithemonë i pathyshem dje në burgjet jugosllave ,edhe sot në kohën e antivlerave por Nusreti nuk ndalet së punuari për Kombin shqiptar .
Veprimtari i madh Kombetar Ismet Sylejmani do fliste keshtu per librin e te madhit Nusret Pllana -Promovimi i librit “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët”, i prof. dr. Nusret Pllanës, këtij veprimtari të hershëm të veprimtarisë kombëtare e politike ilegale, ish-të burgosurit politik, që ka vuajtur dënimin prej pesë vjetëve nëpër burgjet serbe, ushtarit aktiv të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e folësit legjendar të radios së luftës për liri, pavarësi e çlirim “Radio Kosova e Lirë”, është më shumë se një promovim i rëndomtë, të një libri të zakonshëm.
Autori që në librin e tij pasqyron një pjesë të tmerrit të përjetuar në dekada të tëra kundër popullit shqiptar nga Serbia gjakpirëse e krajlëve dhe kryekriminelit Milosheviq është më shumë se autor i rëndomtë.
Me forca të veta dhe ndonjë miku atdhetar Prof.Dr Nusret Pllana ka punuar me shumë se dy Akademitë e Shkencave të Turpit të Prishtinës dhe Tiranes pa asnjë mbështetje institucionale ,por vullneti i celiktë i tij po jep fryte.
“Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët”, i prof. dr. Nusret Pllanës gjindet në mbarë botën nga Europa në SHBA etj i përkthyer në dhjetra gjuhë ku paraqiten masakrat serbe krimet monstruoze mbi shqiptaret ,ky libër ka tmerruar Beogradin dhe Nusreti e ka demaskuar Serbine me fakte fakte ..foto video origjinale .
Dik Martit këtij sharllatani, atdhetari i madh Nusret Pllana dhe unë ka vite që i kemi kërkuar debate ,ballafaqime intelektualesh për ta ruajtur pastertinë e luftës së Lavdishme të UÇK-së ,Nusreti ky shqiptar i madh po bën një punë gjigante ai është i thjeshtë human njerezor dhe i afërt me shtresat atdhetare dhe rininë studentore .
Nusret Pllana është Avokati i Kombit shqiptar ,shtyllë e shqiptarizmes .

 
Loading...