Numri i viktimave nga tërmeti në Itali shkon në 120

Ka shkuar në 120 numri i të vdekurve pas tërmetit që goditi sot Italinë.

Kështu ka konfirmuar kryeministri i vendit Matteo Renzi.

Tre tërmete të forta kanë goditur gjatë natës Italinë qendrore. I pari dhe më i forti me magnitudë 6.2 ballë i shkallës Rihter është regjistruar rreth orës 03:36 rreth dy km nga qyteti i Accumolit dhe 10 km nga Arquata del Tronto dhe Amatrice.

Komunat më të prekura nga tërmeti janë Accumoli, Amatrice, Posta dhe Arquata del Tronto.

Lexo tjetër  Gara e madhe për 120 karrige