Nuk do ta besoni kë e kishte punësuar Arban Abrashi (Foto)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Arban Abrashi konsiderohet si një prej kandidatëve më serioz për ta sfiduar kryetarin aktual të Prishtinës në zgjedhjet e 22 tetorit.

Nga LDK-ja, Abrashi është prezantuar si fytyrë e re e partisë, duke eliminuar nga gara Ismet Beqirin dhe vet kryetarin e partisë, Isa Mustafa, i cili kishte humbur garën kundër Shpend Ahmetit.

Që të dy, edhe Beqiri edhe Mustafa, kanë qenë në pozitën e kryetarit të Prishtinës.

Por Abrashi nuk është krejtësisht fytyrë e panjohur dhe nuk është i papërvojë në politikë.

Abrashi ishte Ministër dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës në Qeverinë Mustafa. Ai, po ashtu, ishte dhe zëdhënësi i Isa Mustafës. Abrashi, si ministër e zëdhënës i Qeverisë, ishte një ndër njerëzit më të afërt të kryeministrit Isa Mustafa, shkruan Periskopi.

Për të dëshmuar afërsinë e tyre, ekziston edhe një punësim nepotist për llogarinë e Isa Mustafës që Abrashi e kishte bërë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenis Sociale.

Bashkëshortja e djalit të Isa Mustafës, Edita Mustafa – pra reja e kryeministrit – ishte punësuar nga Abrashi në një projekt në kuadër të ministrisë që Abrashi e drejtonte.

Bajrami ishte angazhuar si eksperte për të ndihmuar Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në rishikimin e Strategjisë Sektoriale.

Për këtë çështje Abrashi kishte folur në një emision televiziv.

Kandidati për kryetar të Prishtinës e kishte pranuar punësimin e familjares së Isa Mustafës, duke thënë se “nuk ka asgjë kundërligjore” dhe se “nuk ka konflikt interesi”.