Nuk është Majlinda, është Nora!

 

Kampionja e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi, do të pauzoj disa muaj për shkak të operacionit, por atë po e zëvendëson deri diku bashkëlojtarja e saj.
Xhudistja Nora Gjakova ka arritur të rrëmbejë medaljen e bronztë në Kupën Botërore – European Open në Sofje.
“Nora e Bronztë në Kupën Botërore -European Open Sofje, Akil Gjakova i 7 me tri fitore e 2 humbje, Distria një fitore një humbje. Kosova drejt Rios 2016”, ka thënë trajneri Driton Kuka.
 
Loading...