Nostalgjia për fshatin i mbledh ish-banorët (Video)

Të dielën, në fshatin Gjelbrishtë u mblodhën bashkë mërgimtarët dhe banorët e këtij fshati dhe dy fshatrave të tjerë, Dushkajës e Murrizajës.

Ky organizim i Unionit Kulturor Artistik për banorët e këtyre tre fshatrave më së shumti i ka bërë të lumtur mërgimtarët, njofton Klan Kosova.

Në manifestimin e kësaj dite kishte lojëra, këngë e valle për argëtimin e mysafirëve, ndërsa banorët në këtë vend kanë thënë se organizimet e tilla i japin më shumë hijeshi këtyre fshatrave.