Nokia 105 për vetëm 20 dollarë

Nuk jeni i pasionuar pas teknologjisë, dëshironi të keni një telefon I cili ju nevoitet vetëm për të biseduar dhe vetëm për shkëmbime të mesazheve, versioni i ri i Nokia 105 është zgjedhja ideale. Ky model mund të bëhet I juaji për vetëm 20 dollar.

Ky model nuk ndryshon shumë nga modeli i vjetër. Ai ka ndërfaqen Series 30+ UI dhe mban ekran me ngjyrë 1.45 inç me rezolucion 128 x 128 pikselë. Telefoni ofron një cilësi të mirë të zërit dhe një audio me volum 20% më të lartë. Në telefon mund të ruani deri në 2000 kontakte.

Nokia 105 ofron bateri të lëvizshme me kapacitet 800 mAh, e cila do të zgjasë për mbi 15 orë bisedë, ose deri në 35 ditë nëse nuk përdoret fare. Për më tepër, telefoni ka të instaluara lojërat Snake Xenzia dhe Bubble Bash 2.

Janë dy variante të këtij telefoni, një me një vend për kartë SIM dhe tjetri me dy vende për karta SIM. Të dy do të kushtojnë 20 dollarë.