Njihuni me telefonin Xperia Z3+

Sony ka prezantuar modelin më të ri të telefonave inteligjent Xperia Z3+. Ky model ka ekran 5.2 inc me rezolucion 1080 x 1920, procesori Snapdragon 810 SoC me tetë bërthama me shpejtësi 2.7GHz, kartat grafike Adreno 430, 3GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme.

Kamera e pasme është 20.7 megapikselë, ndërsa kamera ballore është 5 megapikselë. Telefoni ka bateri me kapacitet 2930mAh dhe ofron lidhjet 4G LTE, Ëi-Fi, Bluetooth dhe NFC. Ai ka të instaluar sistemin operativ Android 5.0.

Xperia Z3+ është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit. Ndonëse çmimi për të nuk u bë publik, besohet se do të ketë një çmim prej 845 dollarë si dhe vjen me mundësin e zgjedhjeve në tri ngjyra, të bardhë, zezë apo ngjyrë bakri.