Njihuni me telefoni Meizu MX4

Telefoni Meizu MX4 është pasardhës i telefonit të parë Ubuntu Bq Aquaris, një telefon i një marke kineze, i cili aktualisht mund të gjendet në tregun evropian. Edhe ky model pritet që së shpejti të depërtoj në tregun evropian. Ajo që bie në sy te ky model i ri është pamja mjaft tërheqëse.

Meizu MX4 ka një ekran 5.36 inç me rezolucion 1920 x 1152 piksel, processor tetë bërthamësh, 2 GB RAM dhe 16 GB hapësirë të integruar të dhënash. Kamera e pasme ka një sensor 20 Megapiksel ndërsa kamera frontale është 2 Megapiksel. Telefoni është i ndërtuar mbi çipin MeditaTEK MT6595.