Njihuni me Oukitel U9

Tregut te telefonave të mençur së fundmi i është shtuar edhe një markë e re, fjala është për Oukitel  një kompani kineze e cila së fundmi ka prezantuar një telefon të mençur me specifika mjaft ë mira dhe me një çmim shumë të arsyeshëm.

Modeli Oukitel U9 vjen me ekran Ekran 5.5 inç me rezolucion 1080 pikselë, procesorin MediaTek MT6753 SoC me arkitekturë 64-bit dhe tetë bërthama, 3GB RAM, kamerën e pasme Sony 16MP, punon me sistemin operativ Android 5.1, si dhe  Mbështetje për lidhjen LTE.

Ky telefon vjen me një çmim prej 200 dollarësh.