Njihuni me gjimnasten më të bukur shqiptare

Riselda Selaj, është padyshim një ndër sportistet më të bukura shqiptare. Mjafton të shikoni fotot dhe padyshim që do të jeni dakord me këtë.

E lindur më 7 prill të vitit 1993, Riselda është gjimnastja e parë shqiptare që ka fituar 5 medalje ari në një garë ndërkombëtare.

Përveç kësaj, bukuroshja ka fituar dy herë radhazi pesë medalje në të njëjtën garë ndërkombëtare.

Ndër vite, 25-vjeçarja është shpallur gjimnastja më e mirë në vend ndërsa ka marrë pjesë edhe në Kampionatin Evropian dhe në Festivalin Olimpik Rinor Evropian, ku ka bërë shfaqje tejet të mira.

Duke parë gjendjen jo të mirë të këtij sporti në vend, Selaj vendosi që të tërhiqet dhe të fokusohet tek shkolla dhe profesioni i saj.

Ajo momentalisht punon në Bashkinë e Tiranës, ndërsa më parë ka punuar edhe në Ministrinë e Brendshme.

Riselda ka përfunduar studimet e larta për Shkenca Kompjuterike në kryeqytet. /EDS/

Fotografia e Riselda Selaj

Fotografia e Riselda Selaj

 

Lexo tjetër  Nga Shqipëria në Amerikë e Britani, ja rrugët që ndjekin shqiptarët…