Një tjetër i huaj te Feronikeli

Abu Razard Kamara mund të mos jetë futbollisti i vetëm i huaj te Feronikeli. Te skuadra kampione prej ditësh është duke stërvitur edhe një brazilian.

Fjala është për Hedipo Gustavo, i cili është afër të sigurojë një kontratë te klubi nga Drenasi.

Gjithsesi, mbetet të shihet ditëve në vijim nëse Gustavo do të bindë trajnerin Afrim Tovërlani që ta ndalë atë në skuadër.

Kujtojmë se sot Feronikeli triumfoi 6:1 ndaj Hajvalisë.