Një qytetar i Shtipit u është kanosur dy ministrave dhe një deputeti

Qytetari 38 vjeçar i Shtipit është kallëzuar penalisht për shkak të kanosjeve ndaj dy ministrave në Qeverinë e Maqedonisë dhe një deputeti në Kuvendin e Maqedonisë, njoftojnë nga SPB e Shtipit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

I kallëzuari gjatë dy muajve të kaluar nga telefoni i tij celular, nga profili i tij në Facebook, përmes aplikacionit të internetit Messenger, disa herë me radhë e ka rrezikuar sigurinë e tre politikanëve përmes sistemit informativ.

“I kallëzuari ka dërguar porosi me përmbajtje kërcënuese se do të sulmojë jetën dhe trupat e tyre përmes „Facebook messenger“ profileve” ka deklaruar Gordana Panajotovska, zëdhënëse e SPB Shtip.

Për shkak se bëhet fjalë për persona zyrtarë, respektivisht funksionarë në pushtetin ekzekutiv dhe atë ligjvënës, personi nga Shtipi me iniciale J.P. ka kryer vepër penale „rrezikim të sigurisë“, për se mund të dënohet edhe me burg./Telegrafi/

Lexo tjetër  Drenas, këto fshatra nesër nuk do të kenë rrymë