Një person ndërron jetë në vendin e punës në Prishtinë

Një person ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës në një fabrikë ngjyrash në Bardhosh të Prishtinës

Rastin e kanë konfirmuar për Klankosova.tv edhe nga kompania ku personi kishte kryer veprimtarinë e tij.

Ata kanë pohuar se vdekja e personit në fjalë nuk ka të bëjë asgjë me kushtet e ambientit ku dhe ushtrohej profesioni i tij, ndërsa kanë pranuar se vdekja e tij ndodhi për shkak të një sulmi në zemër.

Në lidhje me këtë rast, Policia ende nuk ka dalë me ndonjë njoftim zyrtar.