Një në katër gjermanë i shmanget konsumimit të vezëve

Gjermanët e ulin konsumin e vezëve.

Një e katërta e të anketuarve në Gjermani kanë ndryshuar zakonin e tyre të të ushqyerit, kur bëhet fjalë për të ngrënë vezë, pas skandalit ushqimor që lidhet me insekticidin helmues fipronil.

Gjermania është një nga 17 vendet ku është bërë shpërndarja e vezëve të kontaminuara me insekticid, të cilat konsiderohen të papërshtatshme për konsumin njerëzor.

Fipronil, një përbërës i zakonshëm te produktet veterinare për të hequr qafe pleshtat, morrat dhe këpushat te kafshët, është i ndaluar të përdoret për konsumin njerëzor.

“Në kuadër të skandalit të vezëve të kontaminuara, 16 për qind e të anketuarve në Gjermani kanë thënë se janë duke konsumuar një sasi të vogël vezësh dhe 10 për qind prej tyre i janë shmangur plotësisht konsumimit të tyre”, raportoi grupi hulumtues i “YouGov”, transmeton rtv21.

Autoritetet në vende të ndryshme evropiane janë të bindur se rreziku për shëndetin e njeriut është i vogël. Hulumtuesit e “YouGov” kanë pyetur 2050 persona mbi moshën

18 vjeçe, në lidhje me konsumimin e tyre të vezëve. Sondazhi është kryer online më 9-10 gusht.