Komuna e Skenderajt dhe IADK nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për përkrahjen e bujqve të Skenderajt

spraying a field

Komuna e Skenderajt dhe IADK nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për përkrahjen e bujqve të Skenderajt

Komuna e Skenderajt dhe Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë-IADK, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për përkrahjen financiare të projekteve të bujve të Skenderajt.

Marrëveshjen e kanë nënshkryuar Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura dhe Drejtori ekzekutiv i IADK-së Zenel Bunjaku.

Më këtë rast Nënkryetari Nura u shpreh shumë i kënaqur me bashkëpunimin e dritashëm me IADK-në, si dhe për mundësinë e përkrahjes së bujqve të Skenderajt në projekte në fushat specifike të bujqësisë. Z. Nura tha se edhe kjo marrëveshje e nënshkruar sot do të jetë vazhdimësi e përkrahjes së bujqve të Skenderajt, në bashkëpunim me organizatën IADK. Ai po ashtu përmendi edhe përkrahjen me subvencione të bujqve që do të realizohet këtë vit, kryesisht në fushën e pemtarisë.

Ndërsa z. Zenel Bunjaku u shpreh shumë i kënaqur me bashkëpunimin që ka pasur IADK me Komunën e Skenderajt, në realizimin e projekteve të ndryshme në fushën e bujqësisë. Ndërsa në lidhje me marrëveshjen theksoi se Komuna e Skenderajt në vazhdimësi ka qenë e gatshme për të financuar projekte që kanë për qëllim përkrahjen e bujqve të Skenderajt.

Marrëveshja e nënshkruar sot në mes të Komunës së Skenderajt dhe IADK-së ka për qëllim bashkëfinancimin e projekteve specifike në fushën e bujqësisë, konkretisht në ngritjen e serrave, ngritjen e plantacioneve me bimë mjekësore dhe investimet në sektorin e blegtorisë. Vlera totale financiare e kësaj marrëveshjeje është mbi 33 mijë euro, mjete të cilat do të ndahen nga IADK, Komuna e Skenderajt dhe një pjesë nga përfituesit e projekteve  në forëm participimi.

Ndryshe, Komuna e Skenderajt në vitin 2017 në kuadër të subvencionimit të bujqësisë do të ndajë fidane të pemëve për bujqit, me të cilat do të mbillen mbi 42 hektarë sipërfaqe bujqësore.

Displaying Image-4.png

Displaying Image-2.png

 

 
Loading...