Një i ri ja pa sherrin Facebook-ut, u ther me thikë në mes të Prizerenit!

Policia në Prizren njofton se sot në mëngjes, rreth orës 9 e 20 minuta ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se një i mitur ndodhet i plagosur në emergjencën e spitalit rajonal.
Një patrullë ka shkuar në spital dhe ka pyetur për rastin dhe siç mësohet më vonë, dy të rinj, shokë klase, nxënës të shkollës fillore “Fadil Hisari” në Prizren kishin pasur një mosmarrëveshje rreth rrjetit social “Facebook”
Të rinjtë, pasi nuk kanë mundur t’i zgjidhin mosmarrëveshjet, ka plasur sherri i cili ka eskaluar në dhunë fizike dhe përdorimin e mjetit të mprehtë me të cilin i dyshuari i ka shkaktuar viktimës dy plagë në regjionin e shpinës së viktimës dhe dy të tjera në duar dhe një gërvishtje në faqe.
Sipas mjekut, lëndimet janë të rënda por jashtë rrezikut për jetë dhe se viktima ndalet për trajtim në kirurgji.
Policia ka arrestuar të dyshuarin i cili me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur është ndalur në mbajtje
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur jashtë rrethojave të shkollës./klankosova/