Një hulumtues sigurie ka zbuluar një mënyrë se si të fshijë fotot e të tjerëve në Facebook

Fotot publike në rrjetin social Facebook nuk janë më aq të sigurta. Kjo pasi një ekspert sigurie ka zbuluar një mënyrë për të fshirë fotot publike të një profili tjetër dhe për këtë mjaftojnë vetëm 4 rreshta kod. Laxman Muthiyah ishte duke studiuar API-në e Graph, veglën që zhvilluesit përdorin për të ndërtuar aplikacionet e Facebook, kur zbuloi këtë gjë.
Duke testuar në fotot e tij ai gjeti një mënyrë për të manipuluar kodin që fshinte një nga fotot e tij. Kjo do të thotë se fotot tuaja publike mund të fshihen pa dijeninë tuaj. Në blogun e tij Muthiyah shkroi se ai kishte akses në fshirjen e të gjitha fotove të Facebook. Por ai nuk do e përdorë këtë gjë për qëllime të këqija por vuri direkt në dijeni skuadrën e Facebook për këtë bug. Ata u treguan të shpejtë në identifikimin e këtij problemi dhe e rregulluan atë në më pak se dy orë. Dhe zëdhënësi i kompanisë e konfirmoi këtë gjë dhe deklaroi se përdoruesit e Facebook mund të ishin të qetë pasi gjithcka ishte rregulluar. Ekipi e Facebook falenderoi ekspertin që zbuloi këtë bug.
Raportimi i këtij problemi u bë i mundur në sajë të një programit të kapeleve të bardha, ku ekspertë apo hakera mund të raportojnë për probleme dhe kompania nuk do të ngrejë akuza kundrejt tyre. Madje në faqen zyrtare të Facebook, janë listuar emrat e atyre që kanë raportuar ndonjë problem. Ndërsa Mythiyah ka postuar një screenshot të mesazhit nga skuadra e Facebook ku shkruhet se kompania i ka ofruar atij një shpërblim prej 12.500 dollar për identifikimin e këtij problemi. (PCWorld Albanian)