Një figurë e fuqishme e NISMA’s i bashkohet Vetëvendosjes

Anëtari më i ri i VV-së është ish-anëtari i Nismas, e më parë edhe kryetar dege i PD-së në Kaçanik, Avni Tafili.

Tafili ditë më parë braktisi Nismën për Kosovën pasi kjo e fundit bëri koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

Avni Tafili ka kundërshtuar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor me PDK-në, dhe përderisa diskutohej për një koalicion të tillë kishte paralajmëruar  se nëse kjo do të ndodh ai do t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zyrtari për media i VV-së, Shkodran Hoti.

“Po, Tafili iu është bashkuar Vetëvendosjes dhe do të jetë kandidat për deputet”, ka thënë Hoti.

Fotografia e Avni Tafili