Një ditë pa facebook, ja përfitimet

A keni provuar ndonjëherë të kaloni ditën pa e kontrolluar facebook-un gjatë gjithë kohës? Nëse nuk e keni provuar dhe nuk e dini se çfarë do të ndodhë nëqoftëse ndaloni së kontrolluari vazhdimisht facebook-un, ja ku janë dhjetë përfitime:

Do të ndjeheni më mirë me veten tuaj

Kur ndaloni së kontrolluari vazhdimisht fatin e mirë të njerëzve të tjerë dhe të shqetësoheni se sa like keni marrë gjatë postimeve tuaja, do të filloni mënjëherë të ndjeheni më mirë për veten dhe për tipin e personit që ju jeni pa u brengosur aq shumë për mendimet e tjerëve.

Do të jeni më produktiv

Gjithë koha që kaloni në facebook çdo ditë ju privon nga koha për tu marrë me aktivitete apo hobi të ndryshëm. Do të keni më shumë kohë për të qenë produktivë nëse ndaloni së kontrolluari vazhdimisht facebook-un.

Do të zbuloni se çfarë është pëlqimi në të vërtetë

Kur merrni pëlqime për postimet apo fotografitë tuaja në facebook, nuk është pëlqim apo “like” në të vërtetë. Njerëzit vetëm duan t’ju bëjnë me dije se i lexojnë postimet tuaja apo thjeshtë t’ua ktheni edhe ju pëlqimin atyre. Por, kur të ndaloni së kontrolluari vazhdimisht facebook-un do të kuptoni se çfarë është në të vërtetë pëlqimi dhe do të keni më shumë kohë të kujdeseni për lidhjet reale.

Do të flini më mirë

Është fakt se nuk është e lehtë të largohesh nga facebook-u dhe të ndaloni së pari profilet e njerëzve dhe postimet e tyre deri në orët e vona të natës. Nëse jeni në gjendje të ndaheni pak nga facebook-u, ju do të mund të qetësoni edhe mendjen tuaj dhe kjo do t’ju bëjë të flini më mirë.

Do të ndjeheni keq rreth marrëdhënieve të mëparshme

Në facebook mund të shihni profilet e ish të dashurve tuaj dhe kur të shihni se sa i lumtur është ai apo ajo, ju do të ndjeheni i/e dëshpëruar. Kështu që, është më mirë të shpëtoni nga kokëdhembja dhe të kaloni kohën tuaj duke u fokusuar se çfarë keni para vetes.

Do të jetoni më shumë në botën reale

Kur largoheni nga facebook-u do të filloni të fokusoheni më shumë në botën reale në të cilën jetoni. Do të flisni më shumë me njerëz dhe ndoshta të keni më shumë miq real si dhe të dilni më shpesh në mbrëmje argëtuese.

Do të keni më shumë privatësi

Të kaloni më shumë kohë në facebook do të thotë të mos i kushtoni shumë rëndësi detajeve në jetën tuaj personale, detaje këto që nuk vërehen vetëm nga shokët dhe familja. Nëse limitoni kohën në facebook do të mund të keni më shumë privatësi.

Do të jeni më shumë mirënjohës për atë që keni

Nëse ndaloni së kontrolloni facebook-un do të mund të vlerësoni më shumë jetën dhe gjërat që ju rrethojnë.

Do të jeni më shumë të pavarur

Zgjedhja që të mos kaloni kohën tuaj në facebook, do të ju mundësojë të bëni gjëra që me të vërtetë ju bëjnë të lumtur. Duke vepruar kështu, ju do të keni më shumë vetrespekt dhe pavarësi.

Do të jeni person më i lumtur

Si rezultat i gjithë këtyre faktorëve ju do të bëheni person më i lumtur. Nuk shqetësoheni tërë kohën se çfarë mendojnë njerëzit për ju ose çfarë kanë ata ose nuk kanë. Do të dilni më shpesh dhe do krijoni lidhje reale.