Një asteroid gjigand i drejtohet Tokës

Uashington, 28 mars – Një asteroid gjigand, me një gjerësi prej 1 mijë metrash, i është drejtuar Tokës.

Megjithatë NASA thotë se ai nuk do e godasë planetin tonë. Objekti ‘2014-YB35’ do i kalojë pranë Tokës të premten.

Një ekspert tha se zakonisht meteorë të vegjël kalojnë kaq pranë Tokës, por është e rrallë që një asteroid i këtyre përmasave të kalojë në këtë distancë.

Çdo përplasje do të provokonte ndryshime shkatërrimtare në klimën e planetit, me tërmete dhe cunami të paimagjinueshëm. Një ekspert tha se nuk duket e largët dita kur një asteroid i tillë të përplaset me Tokën.