Nja dy fjalë rreth punësimeve në komunën e Prishtinës dhe më gjerë

 

Shkruan Hysni Gashi

Ndonëse janë bërë vite që nga themelimi saj që LVV qanë më lot krokodili luftën e UÇK-së dhe rajonin e Drenicës, si për çudi edhe pas marrjes së pushtetit në Prishtinë nga LVV, nuk i shkoj ndërmend që sw paku një apo dy persona “të kualifikuar” apo ish ushtar të UÇK-së ti punësoj nga Drenasi dhe Skenderaj në Komunën e Prishtinës dhe jasht saj.

E di se secila parti politike në vend jo që nuk ja ka zgjat dorën Drenicës por ja ka rrënuar edhe imazhin liridashës që ka, por LVV-ja disi po luan më shumë më emocionet e njerëzve drenicas duke u thirre ne vlera e patriotizëm të rrem. Shpresa për ndryshim nuk kalon përmes fjalëve por përmes veprimeve konkrete që bënë. Sot verifikova prap që nxerr edhe Auditori 486 militant të punësuar nga Shpend Ahmeti dhe klika e tij, ku kishte nga të gjitha komunat e Kosovës,ndërsa nga Drenasi dhe Skenderaji mungojnë.

Ndoshta këtë rajon e shohin vetëm si një grumbull votash ashtu si e shikuan LDK-ja dhe PDK-ja gjatë gjithë këtyre viteve, por tani elektorati drenicas është vetëdijesuar dhe nuk po i han gënjeshtrat e askujt dhe po heziton për t’i votuar këto parti. Shpend, behu burrë dhe trego para qytetarvë sa Drenicas të kualifikuar dhe ish ushtar të UÇK-së more ngatë vete bashkë me Albinin dhe Visari apo vetëm po i shihni si kuti votash!