NISMA PËR KOSOVËN në Drenas rehabilitues i keqpërdoruesve të PDK-së

Shkruan Hysni Gashi

Ndonëse keqpërdoruesit e pozitave të larta zyrtare partitë politike duhet distancuar,Nisma për Kosovën ne Drenas po i tërheq dhe mirëpret ata.Me ç’rast për keqeverisjen e Komunës se Drenasit me vite të tera ka adresa dhe përgjegjës të pozitave të larta zyrtare me emër dhe mbiemër që janë të njohur për Drenasin. Njëri ndër ta është edhe i sapo aderuari ne Nisma ne Drenas Liman Krasniqi i cili ishte drejtor i urbanizmit nga radhet e PDK-së, dhe duke qenë dora me besnike e Azem Syles aj me kompanine e tij arriti të keqperdor përmes tenderve milionesh jo vetëm ne Drenas por edhe ne Minstri dhe Komunat ku qeveriste PDK-ja.

Ai, është keqperdoruesi dhe përgjegjësi kryesor për cilësinë e dobët të asfaltimit, kanalizimit dhe ujësjellësit e ne veçanti bllokimit të udhëkryqit ne Komoran.Z. Krasniqi është mirë të tregoj para qytetareve Drenicas pse i shtroj rrugët me cilësi të dobët pse i bëri kanalizimet me cilësi të dobët, pse varrosi gypa pa ujë nen tokeë me kosto milionëshe jo vetëm ne Drenas por edhe ne komunen e Klinës, çfare roli i tij për bllokimin e bizneseve përmes udhëkryqit famoz të shefit te tij. Afera kjo me larta korroptive e cila bëri që të bankrotojne shumë biznese dhe të rriten ne mënyrë drastike pasiguria. Z.Krasniqi pasi u vu ne sherbimin mafioz të “njerzeve të forte” përmes të cilët bëri pasuri prrallore paska vendosur t’i plaqkis edhe me tej për mes njerzeve të njejte por me emertim të ndryshem.

Sa të pa ngopshem janë matrapazet të rreshtur ne dy grupet e mëdha TENDEROMANE në Drenas që kanë shkatërruar vendin tash e 18 vitë. O njërz të mirë të ndershem të Drenasit, pasi që nuk kemi mundesi t’i ndalum të “fortet” që për ditë e me shumë po e cungojne lirine tonë të shtrejt për të cilën kam besim se edhe zoti do t’i ndeshkon por ju lutem ejani t’i ndeshkojm, mallkojm dhe themi të verteten ne sy, ashtu siç është tradita Drenicake.

(Hysni Gashi është anëtar i Iniciativës Qytetare për Drenasin.)

Portali nuk mbanë përgjegjësi për mendimet e shprehur nga opinionistët!