Nisma për Drenas: Jemi të shqetësuar nga mundësia e shfaqjes së ndonjë epidemie

Dega e Nismës në Drenas përmes një komunikate mediale, ka njoftuar se në ditët në vijim do të ngritin një shqetësim në institucionet qendrore dhe ato lokale, lidhur me gjendjen e lumit të qytetit.

“Kundërmimi i ajrit vije si pasoj e derdhjes së kanalizimeve të shumta në këtë lumë, andaj jemi thellë të shqetësuar nga mundësia e shfaqjes së ndonjë epidemie”, shkruan dega e Nismës në Drenas.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e Nimsës

Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit, gjatë ditëve që lamë pas kemi pranuar shqetësime të vazhdueshme nga ana juaj në lidhje me gjendjen e mjerueshme të lumit të qytetit i cili ndodhet në gjendje të mjerueshme se pari për shkak të kundërmimit ekstrem të ajrit të ndotur si pasoj e derdhjes së kanalizimeve për shkak të mos realizimit të investimeve nga MMPH-ja, e pastaj nga premtimet astronomike nga fushata e kaluar komunale, që fatkeqësisht ende nuk është bere asgjë në drejtim të realizimit të projektit për rregullimin e shtratit të lumit.

Ne kemi pranuar shqetësime të shumta për kundërmim ajri nga lumi si pasoj e derdhjes se kanalizimeve të shumta në ketë lum, ku jemi thellë të shqetësuar nga mundësia e shfaqjes së ndonjë epidemie. Asambleistët e NISMA’s znj Sabrije Rukiqi Kukaj, z. Nexhmedin M. Bala si dhe z. Vehbi Berisha, disa herë e kanë ngrit ketë çështje në Kuvendin Komunal të Drenasit e po ashtu edhe kryetari degës z. Isa Xhemajlaj.

Gjatë ditëve në vazhdim NISMA për Kosovën – Dega në Drenas do ti alarmoj të gjitha institucionet qendrore dhe lokale në lidhje me këtë rast ku do të kërkoj marrje të masave emergjente për sajimin e gjendjes si dhe implementimin e menjëhershëm të rregullimit të shtratit të lumit. Për hapat tjerë në lidhje me ketë rast do të ju njoftojmë me kohë.

NISMA për Kosovën – Drenas

Image may contain: plant, outdoor, water and nature

Image may contain: outdoor, water and nature

Image may contain: sky, tree, plant, outdoor, nature and water