Nisma në Drenas, me padi për shpifje kundër Malsore Cakiqit, pasI kaloj në PDK

Komunikate për medie/Reagim i Degës së Nisma për Kosovën në Drenas:

Të nderuar qytetarë të Drenasit, nëpërmjet kësaj komunikate në vazhdim njoftojmë opinionin publik se akuzat e Asambleistes së PDK-së Malsore Cakiqi janë plotësisht të pavërteta sepse pazarxhinjtë politik janë në PDK ashtu siç jeni bërë edhe vet pjesë e pazareve politike të PDK-së. Pikërisht vlerat e mirëfillta janë dhe do të jenë në NISMA për Kosovën aty ku buron liria e mendimit dhe veprimit ku vlerat intelektuale, etike dhe morale janë pjesë e pandashme e organizimit tonë politikë. Ndërsa juve NISMA për Kosovën iu ofroj hapësirë dhe mundësi (të pamerituar) që të jeni pjesë e Asamblesë Komunale në Drenas. Ia bëjmë me dije Asamblesites Malsore Cakiqi se NISMA për Kosovën do të inicioj të gjitha procedurat ligjore kundrejt shpifjeve të saja me arsyetimin e vjedhjes së votave, gjë kjo e cila është krejtësisht e pavërtetë, kur e dimë se procesi zgjedhor ka shkuar në rregull dhe ka pas mundësi ankese secili kandidat/e.

Njerëz si Asamblesitja Malsore Cakiqi janë plotësisht të padobishëm sepse kanë tradhtuar elektoratin dhe votuesit të cilët votuan dhe besuan ndryshimin për Drenasin. Të tilla trillime do të marrin dënimin e merituar sipas ligjeve në fuqi sepse manipuluesit dhe shantazhuesit e vërtet ndaj NISMA për Kosovën keni qenë pikërisht ju dhe familjaret tuaj ku keni kundërshtuar dhe shpërfillur organizimin partiak qysh nga ditët e para të ardhjes suaj në partinë tonë. Prandaj si përfundim largimi i juaj nga NISMA për Kosovën paraqet çlirim dhe lehtësim për prurjet e reja, ku për ditë e më shumë, njerëz të rinj me vlera të larta po i bashkëngjiten programit tonë social demokrat të NISMA për Kosovën. NISMA për Kosovën – Dega në Drenas do të jetë thellësisht e angazhuar që të gjitha interesat dhe shqetësimet e qytetareve të Drenasit ti trajtoj në Kuvendin Komunal të Drenasit duke iu dhenë zgjidhje problemeve dhe halleve në interes të përgjithshëm të Qytetareve të Drenas.

Drenas, 07.12.2017

NISMA për Kosovën – Drenas