Nisma: Na u bashkua veprimtari i njohur Milaim Zeka

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, sot ka mbajtur një konferencë për medie. Kryetari Limaj gjatë kësaj konference ka prezantuar veprimtarin, ish bashkëluftëtarin, intelektualin, gazetarin e publicistin e njohur, Milaim Zeka.

Kryetari Limaj tha se Zeka gjithmonë ka qenë zë alternativ dhe në shërbim të çështjes kombëtare, andaj dhe e meriton plotësisht të jetë deputeti i ardhshëm në Kuvendin e Kosovës. Zeka do të jetë kandidat i pavarur në kuadër të listës së kandidatëve për deputetë të NISMA për Kosovën, ka thënë kryetari Limaj.

Veprimtari i njohur Milaim Zeka tha se, unë do jem si kandidat i pavarur në listën e Nismës, sepse vetëm NISMA ma ka mundësuar që të vazhdoj të jem Milaim Zeka që kam qenë deri më sot.

Kam hyrë në politikë me i ndihmu vendit, e në radhë të parë me i ndihmu gazetarëve sepse gazetarët janë pjesa më e shtypur e shoqërisë tonë, do kujdesem shumë edhe për nënat tona sepse janë të diskriminuara shumë, si dhe do të jem zë alternativ.

Te NISMA kam hyrë si i pavarur por do jem në mbështetje të plotë të kryetarit Limaj, të Nismës dhe çdo herë mbështetës i Jakup krasniqit, tha veprimtari Zeka.

 
Loading...